Ernest Muçi-Trabzonspor, një “martesë” do të vazhdoj përtej huazimit një vjeçar, pasi klubi nga Trabzoni vendosi të aktivizojë klauzolën e blerjes së tij për një shumë totale prej 9.5 milionë eurosh.
Nga kjo shitje e sulmuesit të Kombëtares, Besiktasi duket se ka arritur dhe një tjetër “rekord”, pasi largimi i shqiptarit shënon “biznesin” e 5-të më fitimprurës në historinë e tyre.
Në krye qëndron Cenk Tosun i cili u shit nga “Shqiponjat” e Stambollit për shifrën e 22.5 milionë eurove, ndjekur nga ish-sulmuesi i Romës dhe Milanit, Tammy Abraham me 21 milionë euro, Gedson Fernandes me 20.78 milionë dhe Demba Ba me 13 milionë.
Muçi ka gjetur rrugën e rrjetës plot 16 herë këtë sezon, ndërsa ka asistuar 8 të tjerë në 34 ndeshje të luajtura.
Mit einem Gesamtpaket von 9,5 Millionen € ist Ernest Muçi ab sofort auf Platz 5 der teuersten Verkäufe unserer Vereinsgeschichte.
— Beşiktaş DE | Fan (@Bjk_Deutschland) May 16, 2026
???? Cenk Tosun (22,5 Millionen €)
???? Tammy Abraham (21 Millionen €)
???? Gedson Fernandes (20,78 Millionen €)
4️⃣ Demba Ba (13 Millionen €)
????️… pic.twitter.com/RIn9aesNe3
