Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E KRYER/ Përfundon “telenovela” e Ernest Muçit, merret VENDIMI përfundimtar për yllin e Kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Përfundon “telenovela” e Ernest Muçit, merret
Ernest Muçi

Trabzonspori ka vendosur të blejë përfundimisht kartonin e Ernest Muçit nga Besiktasi. Kështu raporton media turke, “TAKA Gazetesi”, që shkruan se klubi nga Trabzoni ka aktivizuar të drejtën e blerjes për shumën e 20 milionë eurove, përfshi këtu dhe fitimet e sulmuesit shqiptar.

Ylli i Kombëtares do të nënshkruajë një kontratë 4 vjeçare, me opsionin për ta rinovuar dhe një vit më shumë, duke i dhënë fund dhe dilemave të tij për të qartësuar njëherë e mirë të ardhmen.

Kujtojmë se “Shqiponjat” e Stambollit, më konkretisht presidenti Serdal Adali rezistuan në "ekstrem" për të kënaqur pretendimet e tyre, por “kokëfortësia” nuk zgjati shumë duke bërë që kjo çështje të marrë drejtimin e duhur përpara datës 22 maj që ishte dhe "afati" i fundit për të ndarë "shapin nga sheqeri".

Me “firmën” e Muçit, drejtuesit e klubit kompletojnë dhe transferimin e tretë për sezonin e ardhshëm, pasi morën me parametra zero Ruslan Malinovskyin dhe blenë po ashtu Thierry Karadeniz.

Poll

Lexo gjithashtu