Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Nga Tirana te Trabzonspor, Ernest Muçi po “eklipson” Turqinë! Tifozi i Galatasaray i bën kërkesën e veçantë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Tirana te Trabzonspor, Ernest Muçi po “eklipson”
 

Sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi, pjesë e ekipit të Trabzonspor në Turqi, po përjeton sezonin më të mirë në karrierë, duke befasuar jo pak me rendimentin e treguar në Superligë dhe Kupë.

Mbrëmjen e djeshme, 25-vjeçari shënoi eurogol në gjysmëfinalen e Kupës kundër Genclerbirligi, finalizimin e kualifikimin për në finale, minuta e 92-të.

Nëse i referohemi shifrave të Ernest Muçit në Superligën turke, ai grumbullon 11 gola e 4 asiste në 27 prezenca. Media “xtgsports”, teksa i kushton shkrim bomberit shqiptar dhe impaktit të tijë te Trabzonspor, një tifoz turk, i bën një kërkesë të veçantë ish-sulmuesit të Tiranës, e ku shkruan:

“Si tifoz i Galatasaray, shpresoj që Muçi të qëndrojë te Trabzonspor. Ai duket më mirë me fanelën e Trabzonspor”. Ende nuk ka një vendim final, nëse protagonisti në fjalë do blihet përfundimisht nga ekipi i qytetit të Trabzonit apo do rikthehet te Besiktas.

Përsa i takon aveneturës së goleadorit Ernest Muçi në Shqipëri, ai la “gjurmë” te Tirana, jo vetën në konkretizimin e rasteve, por edhe me lojë në fazën ofensive, e përkthyer me titullin e Superiores në edicionin 2019-2020.

Nga Tirana te Trabzonspor, Ernest Muçi po “eklipson”
Komenti
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by XTG Spor (@xtgsports)

Poll

Lexo gjithashtu