Trabzonspori do të luajë përballë Genclerbirli në kuadër të javës së fundit të Superligës turke, ndeshje që do të nisë në orën 19:00.
Për këtë përballje, skuadra e drejtuar nga Fatih Tekke do t’i duhet të bëjë pa Ernest Muçin, i cili nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve.
Sulmuesi shqiptar u ndëshkua me të verdhë në minutën e 75-të të lojës ndeshjen e fundit të fituar në kampionat përballë Besiktasit (1-2).
Kujtojmë se një ditë më parë, Muçi u ble përfundimisht nga klubi nga Trabzoni pasi drejtuesit ekzekutuan dhe të drejtën për të marrë plotësisht shërbimet e lojtarit, pak ditë larg “afatit” të fundit që përkon me datën 22 maj.
Mbetet për t’u hedhur vetëm firma mbi kontratë dhe zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve përmes një komunikate nga ana e klubit.

