Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Presidenti i Besiktas e kthen në "personale" me Ernest Muçin, Adali drejtuar klubeve që duan sulmuesin shqiptar: Mos prisni ulje!

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i Besiktas e kthen në "personale" me Ernest
Presidenti i Besiktasit Serdal Adali dhe Ernest Muçi

Asnjë shans për zbritje çmimi, merr ose lëre! Kështu tingëllon “telenovela” e çështjes mes Ernest Muçit dhe Besiktasit, pasi “Shqiponjat” e Stambollit nuk kanë ndërmend të dëgjojnë kërkesat e klubeve të interesuara për një “skonto” të kartonit të sulmuesit shqiptar, përfshi këtu dhe Trabzonsporin ku lojtari është aktualisht në huazim.

Gazetari turk Yagiz Sabuncuoglu shkruan se presidenti i klubi, Serdal Adali ka kthyer mbrapsht çdo përpjekje të mundshme për të lënë të lirë Muçin, duke saktësuar edhe njëherë se lojtari do të largohet përfundimisht nga Besiktas në momentin që do të zbatohet me përpikmëri kërkesa e drejtuesve, të cilët tashmë kanë dërguar çmimin në 12 milionë euro, ndryshe nga 8.5 milionët e pretenduara më herët.

Një javë e “ethshme” pritet në vazhdim, pasi data 10 e këtij muaji ka kaluar dhe palët do të ulet sërish në tryezën e bisedimeve për të ndarë “shapin nga sheqeri”, teksa dhe sulmuesi i Kombëtares, pra 25-vjeçari, do të bëjë dhe reflektimet e tij të fundit, pavarësisht se ai e ka shprehur prej kohësh se është i lumtur aty ku aktivizohet.

Poll

Lexo gjithashtu