Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Jasir Asani "projekton" transferimin e bujshëm, sulmuesi i Kombëtares e zbulon në emision: Klubi madrilen i ka shkruar agjentit tim, do flas me drejtuesit

Shkruar nga NEWSPORT
Jasir Asani "projekton" transferimin e bujshëm, sulmuesi i
Foto ilustrim: Logoja e Getafes dhe Jasir Asani

Teksa na ndajnë vetëm një muaj larg “çeljes” së merkatos së verës, futbollistët shqiptarë janë gjithë sy e veshë tek mundësitë që ofron tregu. Një prej tyre është dhe Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares shqiptare i cili në një intervistë të dhënë për emisionin “Sports show” që transmetohet në Klan Kosova.

Në një diskutim të hapur me gazetarin dhe moderatorin e emisionit, Arlind Sadikun, ai është shprehur se nuk e përjashton mundësinë e një transferimi, duke përmendur shkurtimisht Getafen, por pa dhënë specifika rreth “prapaskenave” të asaj çfarë po ndodh me të ardhmen e tij.

Jasir Asani: Kam edhe një vit në kontratë me Esteghal dhe do të shohim se cila do të jetë situata më e mirë për mua. Për një futbollist nuk është shumë e lehtë të rrijë shumë muaj pushim dhe kur s’ke as ndeshje as stërvitje është pak e vështirë. Tani për tani po flasim me presidentin të shohim zgjedhjen e duhur që do të bëjmë.

Arlind Sadiku: Në Spanjë, në La Liga apo në ligën e dytë?

Jasir Asani: Po, në La Liga. Kam patur edhe më përpara, nga Las Palmas që e kam thënë dhe prapë kam komunikim me ta, por momenti që besoj se po e them për herë të parë është Getafe. Ka kontaktuar direkt me menaxherin tim. Po u qetësua situata e kisha menduar dy herë nëse do lëviz nga Irani. 

Poll

Lexo gjithashtu