Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shifra të “frikshme” të talentit të Kombëtares, Gabriel Kulla fiton çmimin prestigjioz në Itali: Dua të përmirësohem akoma më shumë

Shkruar nga NEWSPORT
Shifra të “frikshme” të talentit të Kombëtares,
Gabriel Kulla

Gabriel Kulla pati një sezon të shkëlqyer me Sassuolo U-20 në kampionatin Primavera 1. 18-vjeçari mori çmimin e “Sport Italia”, pasi u votua si sulmuesi më i mirë i kampionatit.

Lojtari I kombëtares U-19 ishte bomberi i këtij sezoni. Talenti i lindur në Shkodër realizoi 16 gola dhe dhuroi 8 asiste në 36 paraqitje.

“Duke qenë se shokët e skuadrës më mbështesnin gjatë ndeshjeve, më ndihmoi të arrija këtë qëllim. Duhet t’i falënderoj ata. Ishte një sezon i vështirë, por ne ende përpiqemi të përmirësohemi çdo ditë me mbështetjen e stafit dhe klubit”, u shpreh Kulla pas arritjes.

Pritet të shihet nëse talentit kuqezi do t’i jepet mundësia që sezonin e ardhshëm, të bashkohet me ekipin e parë të Sassuolos, në Serie A.

Poll

Lexo gjithashtu