Skuadra e Dinamos dhe Ilir Daja
Dëmtimet e shumta në ekip kanë bërë që Dinamo të “lëvizë” edhe për stafin mjekësor. Ditën e sotme, klubi i Superiores ka bërë të ditur se në ekip ka ardhur një mjek i ri.
Doktori, Aldo Vangjeli i është bashkuar skuadrës dinamovite prej disa ditësh. Sipas njoftimit të Dinamos, doktori në fjalë ka kualifikime dhe tituj të ndryshëm në fushën e mjekësisë.
NJOFTIMI:
Mirë se vjen doktor Aldo Vangjeli! Klubit dinamovit i është bashkuar prej pak ditësh doktori Aldo Vangjeli, një profesionist me eksperiencë të gjatë në fushën e mjekësisë sportive. Me disa kualifikime dhe tituj të ndryshëm, doktor Vangjeli ka punuar më parë edhe me ekipet kombëtare. Një vlerë e shtuar për klubin blu, që i uron mirëseardhjen.
Poll
