Kampionati “Abissnet Superiore” u rikthye me ndeshjet e javës së 19-të, e para për vitin e ri kalendarik, duke dhuruar emocione dhe rivalitet në të gjitha fushat.
Sfida e fundit e kësaj jave u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana”, ku Teuta dhe Dinamo City u ndanë në barazim pa gola 0-0, në një takim të fortë dhe të luftuar deri në vërshëllimën finale.
Vora regjistroi një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin e ri në shtëpi, duke mposhtur Partizanin me rezultatin minimal 1-0. Përballja ishte mjaft e luftuar, ndërsa Partizani humbi një mundësinë të artë në fundin e pjesës së parë pas një 11-metërshi të shpërdoruar.
Tirana u rikthye te fitorja, duke triumfuar në transfertë ndaj Bylisit me rezultatin 1-0.
Me të njëjtin rezultat 1-0 u mbyll edhe supersfida mes Vllaznisë dhe Egnatias. Shkodranët siguruan një fitore të rëndësishme në stadiumin “Loro Boriçi”, duke ngushtuar diferencën me kreun e renditjes në vetëm 4 pikë.
Takimi AF Elbasani – Flamurtari u mbyll në barazim 1-1 në stadiumin “Elbasan Arena”. Të parët kaluan në avantazh verdheblutë, ndërsa Flamurtari barazoi në minutën e 80-të.
Pas përfundimit të javës së 19-të, Egnatia kryeson renditjen me 37 pikë, e ndjekur nga AF Elbasani me 34 pikë. Dinamo City dhe Vllaznia ndjekin me nga 33 pikë secila.
