Dëmtimi i Bekim Maliqit ka “tronditur” skuadrën e Dinamos. Kjo pasi ka ndryshuar planet e dinamovitëve për merkaton.
Kështu Ilir Daja kërkon zëvendësuesin e tij për krahun e mbrojtjes. Për këtë poicion “Blutë” kanë nisur punën dhe tashmë janë të gatshëm të rikthejnë në Superiore ish-in e Partizanit.
Bëhet fjalë pikërisht për Andri Hadrojn, i cili te “DemaT” ka mbajtur në disa ndeshje edhe shiritin e kapitenit. Aktualisht mbrojtësi është pjesë e Polissya në Ukrainë, me të cilët nuk ka minutat e dëshiruara.
Këtë sezon ka luajtur në 5 ndeshje, në total 170 minuta dhe fakti që qëndron më shumë në stolin e rezervave mund të bëjë që futbollisti të shikojë si mundësi të artë rikthimin në kampionatin shqiptar.
26-vjeçari aktualisht ka kontratë me ukrainasit deri në dhjetor të 2027 dhe mbetet të shihet se çfarë do të vendosin 2 klubet mes tyre.
