Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Pista” Tefik Osmani te Flamurtari drejt “dështimit”, shkak bëhen pretendimet financiare

Shkruar nga NEWSPORT
“Pista” Tefik Osmani te Flamurtari drejt
Tefik Osmani

“Pista” e Tefik Osmanit te Flamrutarit duket drejt “dështimit”. Ish-drejtori sportiv i Tiranës dhe Vllaznisë prej ditësh ishte në bisedime me Sinan Idrizin për një rikthim në Superiore, por diçka e tillë nuk pritet të ndodhë.

Kjo pasi bëhet me dije se palët nuk kanë arritur dot marrëveshjen mes tyre dhe shkak për këtë mësohet të jenë bërë pretendimet e larta financiare që kërkon ish-futbollisti. Paga për të cilën bëhet fjalë që ka kërkuar ish drejtori i Tiranës është 6 milionë lekë të vjetra në muaj si dhe një kontratë afatgjatë.

Një çmim i ekzagjeruar ky për kuqezinjtë, të cilët gjithsesi ende nuk kanë dhënë një vendim përfundimtar.  Por përveç anës financiare, 40-vjeçari ka patur edhe disa kushte të tjera për të marrë këtë pozicion te vlonjatët. Në ditët në vazhdim pritet një vendim nga ana e drejtuesve mbi drejtorin e ri të skuadrës, me Osmanin që tashmë vazhdon të mbetet në “pikëpyetje”.

Poll

Lexo gjithashtu