Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ndeshja e 3-të rresht pa fitore, Elbasani drejt “krizës”

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja e 3-të rresht pa fitore, Elbasani drejt “krizës”
Elbasani

Elbasani ditën e djeshme nuk ia doli të siguronte fitoren ndaj Flamurtarit, teksa u ndal në barazim nga kuqezinjtë. Për verdheblutë kjo ishte ndeshja e 3-të rresht pa fitore.

Rezultatet këto që kanë ndikuar edhe në diferencën me rivalët. Vetëm 2 pikë në 3 ndeshje janë shumë pak për një ekip që pretendon të luftojë për titullin deri në fund. Humbja 2-3 ndaj Bylisit është pasuar me 2 barazime të tjera radhazi, ndaj Tiranës dhe Flamurtarit me rezultat të njëjtë 1-1.

Kështu tashmë diferenca me vendin e parë është 3 pikë, ndërsa me Vllazninë e vendit të 3-të është vetëm 1 pikë. Ekipi i dreejtuar nga Ivan Gvozdenovic duket drejt “krizës” dhe timonieri serb duhet të “rizgjojë” skuadrën duke filluar që nga sfida e radhës.

Siç dihet Elbasani në kuadër të javës së 20-të do të përballet me Egnatian, takim që do të luhet në “Egnatia Arena” ditën e dielë në orën 17:00.

Poll

Lexo gjithashtu