Egnatia - Elbasani është një nga ndeshjet e javës së 20-të të Superiores, përballje kjo që do të luhet ditën e dielë, në orën 17:00 në “Egnatia Arena”.
Në fakt kjo përballje shihet si supersfida e kësaj jave, pasi do të sfidohen mes tyre 2 ekipet që kryesojnë kampionatin. Rrogozhinasit udhëheqin me 37 pikë, ndërsa elbasanasit ndjekin me 3 pikë më pak dhe dueli mes tyre do të jetë “kokë më kokë” për vendin e parë.
Të dyja skuadrat vijnë pas rezultateve të mira dhe në “Egnatia Arena” luhet edhe për “autokritikë”. Kjo pasi rrogozhinasit në javën e 19-të u mposhtën nga Vllaznia 1-0, ndërsa elbasanasit barazuan 1-1 me Flamurtarin, por për ta është sfida e 3-të pa fitore.
Sa i takon statistikave të përballjeve direkte vëmë re që ka një barazi totale mes tyre. 2 fitore kanë kampionët në fuqi dhe po kaq fitore kanë edhe verdheblutë, teksa kanë po 2 barazime mes tyre.
