Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

64 gola në 16 ndeshje, FSHF Sunday League “zjarr” në javën e 10-të (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
64 gola në 16 ndeshje, FSHF Sunday League “zjarr” në
Sunday League

Kampionati amator 9×9 i FSHF Sunday League vijon të ofrojë emocione dhe rivalitet të fortë. Java e 10 solli sfida interesante në të dy grupet.

Në Grupin A, Barrikada dhe Alpha CrossFit mbeten në krye të renditjes, të dy me 30 pikë. U regjistruan fitore të rëndësishme, si ajo e Barrikadës 1:0 ndaj FC Luminesen dhe triumfi i Alpha CrossFit 2:0 ndaj Immi.

Në ndeshjet e tjera; Dymbëdhjeta mundi Mallakastrën, Antigonean triumfoi ndaj FC Confucius, Friends Team mposhti FC Messer dhe FC Implant Swiss fitoi ndaj Happy Dent Center. Dy takime u mbyllën me barazim spektakolar 2:2: Three Lions 9×9 – FC Tigres dhe Tirana e Re – Futura Dent.

Në Grupin B, FC Dajti kryeson me 28 pikë, ndjekur nga FC Domja me 25 pikë dhe ATS me 23 pikë. Java e 10 solli fitore të mëdha, si ajo e ATS 6:0 ndaj Coca Cola Tepelena dhe suksesi i FC Dajti 5:3 ndaj FB Passion. Ekipet e tjera, FC Domja, Elso, PRIMO MFC, VILA-L, FC Storm dhe Raiffeisen Bank, arritën fitore të rëndësishme.

FSHF Sunday League 9×9 vazhdon të jetë një platformë e shkëlqyer për futbollin amator, ku pasioni për lojën e bukur, dhe konkurrenca e fortë e bëjnë çdo javë të veçantë.

64 gola në 16 ndeshje, FSHF Sunday League “zjarr” në
REZULTATET

 

Poll

Lexo gjithashtu