Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Lojtari i Ndeshjes” ndaj Dinamos, Jurgens: Teuta shkon në Final 4!

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtari i Ndeshjes” ndaj Dinamos, Jurgens: Teuta shkon në
Jurgens

Teuta dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Sfida që u zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 0-0. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", Jurgens Olivera.

“Në pjesën e parë kishim disa vështirësi. Në pjesën e dytë, në pushim folëm me trajnerin dhe bëmë ndryshime dhe mendoj se në pjesën e dytë ishte më mirë. Mendoj se kishim shumë mundësi për të fituar këtë ndeshje, por shkoi si shkoi, ishim pak pa fat sot. Por mendoj se gjëja më e rëndësishme është që ka potencial, krijojmë raste dhe është vetëm çështje kohe kur do të fillojmë t’i shënojmë.

Jam rehat që luaj me topin. Mendoj se mund të ndihmoj shumë mesfushën dhe sulmin. Ndaj jam rehat, nuk dua të qëndroj si një 9 pa topin, kam nevojë të ndjej topin ndaj është perfekte për mua. “Final Four”? 100% mund të shkojmë. Do të luftojmë deri në fund, kemi shumë potencial. Kemi qenë të pafat në ndeshjet e fundit, krijuam shanse por nuk i shënuam, sipas meje është thjesht çështje kohe kur do të fillojmë të marrim tre pikët”, u shpreh Jurgens.

Poll

Lexo gjithashtu