Vllaznia
Vllaznia është “ç’liruar” nga FIFA. Ditën e sotme institucioni më i rëndësishëm futbollistik në botë (FIFA) ka marrë vendimin për të zhbllokuar merkaton e shkodranëve.
E gjithë kjo “mesele”, kishte të bënte me detyrimet e parapambetura te klubit ndaj ish-lojtarëve. Edhe pse kanë mbetur shumë pak ditë nga mbyllja e merkatos dimërore, Vllaznia ka të drejtë të synojnë afrime me “peshë”, me qëllim për të rikthyer titullin në Shkodër.
Fakti që kuqeblutë janë në krye të Superiores pas 21 javësh, është tregues se Edi Martini ka krijuar një grup kompakt, por periudha nëntor – dhjetor nga viti i kaluar, vuri në dukje mungesën e stabilitetit, aty ku edhe dëmtimet ndikuan ndjeshëm.
Poll
