
Bujar Qamili
Egnatia dhe Vllaznia do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e dytë të “Final 4”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 20:00. Në prag të kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, këngëtari i njohur dhe tifozi special, Bujar Qamili.
“Ai që do të tregojë futboll të bukur do të fitojë, por për këtë futboll kemi ardhur këtu. Gjithmonë këto dy skuadra kanë bërë ndeshje të bukura. Unë sapo kam ardhur nga Italia dhe pikërisht për këtë ndeshje të Vllaznisë, ku sot ka ardhur e gjithë Shkodra. Sa herë kam lëshuar pëllumbin kemi fituar”, është shprehur Bujar Qamili.
Poll