Egnatia është fituese e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024. Rrogozhinasit mposhtën në finale Kukësin me rezultatin minimal 0-1. Heroi i jeshilëve ishte Edison Ndreca me golin e tij në pjesën e parë.
Kukësi pretendoi për një penallti të mohuar gjatë pjesës së dytë. Juxhin Xhaja nuk ishte i atij mendimi, po ashtu dhe gjyqtarët e VAR.
Në përfundim të ndeshjes, Bujar Pregja u shpreh se vendimi ishte i saktë. Kështu sipas Pregjës nuk kishte një penallti për rastin në fjalë.
Poll