Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U zyrtarizua te Elbasani, por Vllaznia nuk e “lëshon” Antonio Delajn (NJOFTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
U zyrtarizua te Elbasani, por Vllaznia nuk e “lëshon” Antonio
Antonio Delaj

Antonio Delaj është futbollisti më i ri i Elbasanit. Talenti shkodran është zyrtarizuar ditën e djeshme te verdheblutë, ndërsa vihet kështu nën urdhrat e Ivan Gvozdenovic për sezonin e ri.

Një transferim shumë i rëndësishëm për Delaj, i cili do të ketë mundësinë që te Elbasani të ketë më shumë hapësirë dhe minuta. Transferimi i tij në Elbasan u bë e mundur nga marrëveshja mes Elbasanit dhe Vllaznisë.

Por shkodranët nuk e kanë “lëshuar” plotësisht futbollistin. Kjo pasi kuqeblutë kanë mbajtur edhe 30% të kartonit të “djalit” të tyre në rast rishitje në të ardhmen. Kjo do të thotë që shkodranët në të ardhmen mund të përfitojnë nga shitja e mundshme e tij.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Poll

Lexo gjithashtu