
Skuadra e Elbasanit ka bërë të ditur vetëm para pak minutash në rrejtet sociale se ka arritur akordin me sulmuesin Antonio Delaj. 21-vjeçari ishte pjesë e Vllaznisë, por këtë sezon do të djerësisë ngjyrat verdheblu. Ai bën pjesë edhe në Kombëtaren U-21, nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi.
Potenciali i Delaj është i madh, teksa është vlerësuar edhe në përshkrimin nga Elbasani. Me këtë përforcim, ekipi i Gvozdenovic do të jetë në grupin e favoritëve për titull. “Mirë se erdhe në Elbasan, Antonio! Delaj është produkt i akademisë së Vllaznisë, ku u rrit dhe u formua profesionalisht, duke treguar cilësi dhe disiplinë që e dallojnë si një lojtar me të ardhme të ndritur.
Me aftësitë e tij dhe energjinë e që sjell, Antonio pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në rrugëtimin verdheblu për sezonin e ri”, ka shkruajtur skuadra e Elbasanit.
View this post on Instagram