Dardan Vuthaj ka vendosur të largohet nga Egnatia pas mosmarrëveshjeve dhe përplasjeve të fundit që pati me drejtuesit e rrogozhinasve. Sipas “Superliga Shqiptare 84” bëhet me dije se lojtari nuk është më futbollisti i kampionëve.
Vuthaj ka gjetur skuadrën e re, madje ka firmosur një kontratë me një ekip jashtë Shqipërie. Bëhet me dije se karrierën do ta vazhdojë në Itali, ku ka firmosur me Chieti. Ekip ky që militon në Serie D në shtetin fqinjë.
Ndërkohë nga palët ende nuk ka një reagim mbi këtë situatë. Kujtojmë se te Egnatia erdhi me shumë bujë në merkaton e verës, teksa në këtë sezon ka mundur të luajë në 12 takime, ndërsa ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar në një tjetër rast.
Poll