Te Egnatia atmosfera nuk është aspak pozitive. Sipas informacioneve të fundit të raportuara nga disa media Dardan Vuthaj është përplasur me klubin dhe tashmë marrëdhënia mes palëve është prishur.
Nuk dihet arsyeja e sherrit mes tyre, ndërsa sulmuesi nuk ishte i grumbulluar nga Edlir Tetova për sfidën me Vllazninë, takim që përfundoi 1-1 mes ekipeve. Tashmë qëndrimi i tij në Rrogozhinë nuk është i sigurtë, me lojtarin që bën gati me shumë gjasa “valixhet”.
Kujtojmë se 29-vjeçari erdhi me shumë bujë në merkton e verës te kampionët dhe në këtë sezon ka arritur të luajë në 12 ndeshje, në total 887 minuta. Ka arritur të shënojë 2 gola dhe të asistojë në një tjetër rast.
Poll