Tirana do të marrë pjesë në kualifikueset e Conference League. Gjithçka vjen pasi Egnatia fitoi Kupën e Shqipërisë.
Është 325 mijë euro shuma që përfitohet në turin e parë të Conference League. Kështu arka e bardhebluve mbushet falë rrogozhinasve, të cilët fituan 1 me 0 përballë Kukësit. Dhe sezoni po ashtu mund të quhet i shpëtuar me pjesëmarrjen në Europë.
Kujtojmë se Tirana mbylli kampionatin e rregullt në vendin e pestë. Për shkak se Skënderbeu është i dënuar nga UEFA, automatikisht kryeqytetasit marrin vendin e katërt nga skuadrat që përfaqësojnë Shqipërinë në Europë.
Poll