Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Renato Malota në “qiellin e shtatë”: Nuk i trembemi Partizanit, i kemi dominuar në finale

Shkruar nga NEWSPORT
Renato Malota në “qiellin e shtatë”: Nuk i trembemi
 

Egnatia është ekipi që do sfidojë Partizanin në finalen e titullit kampion. Ndeshja me Vllazninë u mbyll në barazim 0 me 0, teksa rrogozhinasit kaluan në finalen e “Final 4” pasi kishin avantazhin e barazimit.

Në përfundim të ndeshjes foli për mikrofonin e MCN, kapiteni Renato Malota.

Presionin e Vllaznisë nuk është se e ndjemë shumë. Duhej domosdoshmërisht të shkonim në finale, jam i lumtur që jemi në finale. Nuk i trembemi Partizanit, e kemi treguar dhe në përballjet gjatë këtij viti. Mendoj do jetë finale spektakolare. Në fushë çdo ekip do të hidhet në sulm për të shënuar gol, dhe për të arritur atë objektiv që ka. Ne kishim raste më të pastra, kam dyshim te goli se nuk pashë devijim me dorë që të shihej me VAR. Finalja me Partizanin është komplet gjë tjetër, e ka ëndërruar çdo kush. Kemi humbur me Partizanin finale që e kemi dominuar. Po të jetë për peshë fanelle, Partizani favorit. Kemi lojtarë me eksperiencë mendoj do e përballojmë atë ndeshje”.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga