Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Pjesën e parë nuk bëmë asgjë”, Tetova: Më vjen keq që nuk morëm dot as 1 pikë

Shkruar nga NEWSPORT
“Pjesën e parë nuk bëmë asgjë”, Tetova:
Tetova

Teuta arriti të mposhtë Egnatian në “Niko Dovana” dhe rikthehet te fitorja pas dy muajsh. Ndërkohë rrogozhinasit humbin kryesimin e tabelës ku tashmë ndodhet Dinamo me një pikë larg.

Trajneri i skuadrës së Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në përfundimin e takimit të sotëm.

“Më vjen keq për mënyrën e lojës në pjesën e parë sepse nuk bëmë asgjë, gjithashtu dhe për penalltinë e humbur dhe nuk mundëm të merrnim dot një pikë.

Ne kemi një manovër të 3-5-2, në ndeshjet që ka shkuar mirë si me Skënderbeun. Sot nuk donim të rrezikonim Kasën dhe Bakayokon që nga fillimi.

Pjesën e dytë ishte ndryshe duke parë dhe që ekipi kundërshtar u tërhoq në 35 metërshin e tyre. Unë duhet të fus Ujkën në lëvizjen e topit, sepse Zejnullai e ka të mekanizuar atë që duhet bërë.

Që skuadra ime të ketë identitet, duhet një manovër që lojtarët të jenë më të shpejtë.” – u shpreh Tetova

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga