
Partizani – Vllaznia është një nga duelet më interesante të javës së parë të Superiores. Një përballje pretendentësh mes dy ekipeve që në këtë sezon do të luftojnë për titullin kampion.
Ditën e hënë në orën 20:00, dy ekipet do të zbresin në “Arenën e Demave” për të bërë mes tyre llogaritë për 3 pikët e para të kampionatit. Sfidë e luftuar mes dy ekipeve që në vitet e fundit i kanë dhënë “ton” futbollit shqiptarë.
Edhe statistikat e përballjeve direkte mes tyre tregojnë se kjo sfidë do të jetë spektakolare. Kështu në 10 duelet e fundit të zhvilluara nga të kuqtë dhe shkodranët, 4 janë fituar nga Partizani. 2 takime ka fituar Vllaznia dhe 4 të tjera kanë përfunduar në barazim.
Kryeqytetasit kanë gjetur rrugën e rrjetës 13 herë, ndërsa kuqeblutë kanë mundur të shënojnë 10 herë.