
Vllaznia do të presë nesër në mbrëmje Teutën në orën 20:00 në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Në prag të këtij takimi, trajneri i shkodranëve Thomas Brdaric ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.
“Duhet të mësojmë nga puna jonë. Fokusi duhet të jetë si duam të luajmë. Çdo ndeshje është sfidë e re për ekipin. Jam shumë i lumtur me përkushtimin dhe performancën në përgjithësi, në fund morëm vetëm 1 pikë. Shoh ndeshjen, bëmë analizën me stafin, kishim mundësi të merrnim më tepër nga kjo, por nuk duhet të harrojmë se po luanim kundër kampionëve në fuqi, është ndeshje speciale. I përballuam në mënyrë profesionale. Kur mundemi të tregojmë punë të vazhdueshme si në pjesën e dytë, atëherë çdo gjë mund të jetë e mundur.
Kam shumë respekt për tifozët tonë. Na duhen dhe më pëlqen si na mbështesin. Duhet të kuptojmë se përgjatë 90 minutave ndodh çdo gjë në futboll. Kam marr diçka pozitive nga kjo ndeshje. As në pjesë dytë nuk ishte çdo gjë mirë, as në të parë nuk ishte çdo gjë keq. Treguam më mirë në pjesë të dytë që ishim më të vëmendshëm, vetëm nuk shënuam në fillim të pjesës së dytë. Nëse do e shënonim një gol më herët, do kishte më shumë mundësi për të fituar ndeshjen.
Ishte situatë e vështirë të menaxhonim, e dimë që Balaj është lideri ynë dhe pikë kryesore e ekipit. Në përgjithësi Mensah nuk e ka zëvendësuar keq. Do mundohemi nesër. Jemi në diskutime për mënyrën si do rikuperohet, që ta kthejmë sa më shpejt në fushën e blertë. Është një problem për t’u zgjidhur.
Na duhen edhe neve pikë, jo vetëm Teutës. Kryesorja është si duam të implementojmë lojën tonë, kemi dëshirë dhe energji. Duhet të tregojmë që duam të fitojmë ndeshjen, të kuptojmë të gjitha rrethanat, duhet balancë bashkë me stafin, po ashtu të mbështesim lojtarët në maksimum.
Kemi mjaft ndeshje deri në fund. Kryesore është se jemi të qetë dhe të saktë në mendjen tonë. Në 90 minuta, nëse do të shkosh për titull, është ëndërr e tifozëve. Duhet të ulim gabimet e kota. Të jemi sa më efektiv dhe të vrasim kundërshtarin në momentin e duhur. Ky është plus i Grudës, me shpejtësinë e tij. E dimë si ta fusim në lojë armën e tij më të fortë. E njëjta gjë për të gjithë lojtarët, mbrojnë mirë të gjithë bashkë. Momente mjaft të mira presioni në Rrogozhinë.
Janë edhe 5 ndeshje akoma, 15 pikë në lojë. Çdo gjë është e hapur deri në fund. Tri vendet e para janë kristalizuar për Final Four, Elbasani dhe Partizani janë për vendin e katërt. Fokusi ynë është te loja jonë. Çdo ndeshje të punohet dhe të merret maksimumi.
Lojtarët duhet të jenë sa më të kuptueshëm, të kenë komunikim me stafin. Çdokush do të luajë. E dimë që ka mjaft lojtarë që mund të fillojnë nesër në formacion. Bëmë zëvendësime dhe nuk ulëm cilësitë tona. Mund t’u japim të gjithëve mbështetje, kemi opsione dhe të luajnë.
Duhet të konsiderojmë që mund të ndodhin, si trajner duhet të jem sa më i balancuar. Nëse ankohem, marr kartonin e verdhë. Duhet të punojmë dhe ta pranojmë. Jemi Vllaznia, ekip i madh nuk duhet të lejojmë të bëjnë çdo gjë me ne. Gjatë gjithë sezonit, çdo gjë është e barabartë. Tani është në dorën tonë, të kuptojmë si funksionon futbolli. Mos të shkojmë në situata risku, që arbitrat të gabojnë. Prsh rasti te goli, rezultati ishte 1 me 1 dhe portieri u ngut, arbitri bëri gabim është fakt. Kishte mundësi që arbitri dhe VAR të ndalnin lojën dhe të anulonin golin e dytë. Por askush nuk mund të bëjë kurrë gabime, ne duhet të ulim riskun që të bëjmë gabime edhe për arbitrat”, u shpreh Brdariç.