Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Pikë “jetike” në transfertën e vështirë të Shkodrës, Teuta ndal Vllazninë dhe nis shkëputjen nga “zona e ftohtë”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Pikë “jetike” në transfertën e
Vllaznia - Teuta

Vllaznia 0 – 0 Teuta

Vllaznia dhe Teuta kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, ka përfunduar me rezultatin 0-0.

Pavarësisht rasteve nga të dyja ekipet, edhe pse me “pikatore”, rruga e rrjetës nuk u gjet kurrë. Pjesa e parë ishte pothuajse krejtësisht e qetë, ndërsa në të dytën ekipet u “rindezën” disi, por pa rezultat.

Pas këtij barazimi, Teuta shkon në kuotën e 34 pikëve dhe ngjitet në vendin e 6-të, duke u larguar disi nga “zona e ftohtë”. Në krahun tjetër, me 52 pikë shkodranët mbajnë vendin e tretë.

Superiore: Java 32
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Olsid Ferataj

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Krymi, Gruda, Sala, Bajrami, Mala, Deliu, Dodaj, Jago, Mensah. Trajner: Tomas Brdariç.
TEUTA: Vata, Zhongo, Maçolli, Boçi, Kruja, Kotobelli, Lloci, Toma, Çyrbja, Arifi, Vila. Trajner: Bledar Hodo.

LIVE:
92' Teuta i afrohet golit me Beshirajn, por topi shkon jashtë.

80' Karton i kuq, faull, apo penallti? VAR anulon gjithçka.

59' Vllaznia tenton, Maçolli mbyll mirë aksionin kundërshtar.

28' Teuta shfaqet rrezikshëm në zonën shkodrane.

24' Rast i mirë për Vllazninë, por Dodaj gabon.

1' Nis ndeshja në Shkodër.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga