Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kam folur me të gjithë lojtarët një nga një”, Skënder Gega pas debutimit me fitore: Djemtë janë të rinj, klubi i Partizanit peshon shumë

Shkruar nga NEWSPORT
“Kam folur me të gjithë lojtarët një nga
Skënder Gega

Partizani fitoi në shtëpi përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në “Arenën e Demave”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri fitues, Skënder Gega.

“Unë kam vetëm dy ditë, por edhe nëse s’do shkonte mirë, unë s’do të thoja që nuk kam pasur kohën e mjaftueshme. Për 48 orë jam munduar që të flas me secilin sepse janë të rinj. Ky klub ka peshë të madhe, nuk mund ta lësh veten të shkosh kaq fortë. Por kam pasur edhe dilema. Dje në stërvitje jam munduar ta shpjegoj në detaje, nuk e di nëse më kanë kuptuar. Kam mbajtur edhe balanca, nuk bëra ndryshime drastike.

Ndodhën ato që unë dyshoja, personaliteti, lufta në topin e parë. Janë të rinj dhe në këtë klub vjen vetë përgjegjësia, plus trajneri i ri. 3 pikëshi ynë është gjëja më e mirë që morëm sot. Një pjesë dha shumë nga ajo që prisja, pjesë tjetër më pak. Të rikuperohemi fizikisht sepse kemi ndeshje pas 3 ditësh. T’i marrim gjërat ngadalë.

Nëse rrimë gjithmonë mbrapa duke pritur. Nëse ke lojtarët që japin 100% dhe kanë shkak që s’kanë shkuar mirë gjërat… Eleke është një lojtar që ka 2 ditë që e njoh, kam marrë informacione. Jam i kënaqur që bëri maksimumin, ka shumë gjëra të mira për të bërë. Zekën e njoh që kur ka luajtur te Erzeni, kam folur me të gjithë një nga një. Kam pritur fitoren sepse kjo na jep qetësi dhe kënaqësi. Por është vetëm hapi i parë, kemi shumë gjëra për të bërë.

Jam munduar të shpjegoj me pastërti të madhe që çdo lojtar që s’do jetë nga fillimi, nuk jam ai që nuk suportoj. U kërkova njëfarë garanci që kur të futet do të japë 100% pavarësisht nga kualiteti. Mund të dalin gjëra që nuk i planifikon.

Eleken e dija që nuk është në 100% dhe t’i kërkojmë atij të ndihmojë në mbrojtje, por të shtyjë sa më lart. Nuk i njoh lojtarët si personalitete, është e vështirë. Këto dy ditë kam fjetur në klub. Imagjino çfarë kushtesh ka krijuar Partizani. Laçi ka ekip të mirë, luan shumë mirë futboll, nuk ishte aspak e lehtë.

Fillova t’i kërkoja Kekos që hyri i freskët, jo llogari, por ndihmë. Ai duhej të ishte i ndërgjegjshëm që kur ka luajtur që në fillim, nuk shikohet pozicioni. I kërkova Kekos, Taipit, që të ishin më agresivë në pjesën e dytë. Duke dhënë pak më shumë agresivitet. Plus edhe Ismaili na solli balanca. Kote është i mirë, por mosha e tij e ngarkon. Situata e performancave i ka rënduar disi, por s’mund t’i thoja që të qendronte në stol. Ai është një lojtar me të ardhme. I kam thënë lojtarëve që s’duhet ta shihni veten si shkaktarë për këtë situatë.

Është një 5-she që kanë ardhur te Partizani për cilësitë që kanë. Ata nuk kanë dhënë 100% për arsye të ndryshme. Është shumë e rëndësishme që të japësh besim. Por kur ti e sheh që mbaron karburanti… Pa pasion dhe pa zemër, Partizani është rritur me një tjetër mentalitet”, tha Gega.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga