
Partizani u rikthye te fitorja në kampionat, me Skënder Gegën që debutoi me rezultat pozitiv te të kuqtë. Trajneri tropojanë pas këtij triumfi do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe në derbi me Tiranën, duel ky që do të luhet më 7 prill në orën 20:00.
Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi ndaj rivalëve të kryeqytetit do të ketë mungesa të rëndësishme. Kështu Altin Bytyçi nuk do të mund të llogaritët për derbin. Mbrojtësi u aktivizua në pjesën e dytë nga Gega dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Në fakt për mbojtësin ishte një rikthim në fushë pas dëmtimit, por siç duket nuk shkoi siç duhet.
Me kartonin e verdhë që mori ndaj laçit, ai do të mungojë ndaj Tiranës, pasi ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Tashmë Gegës do t’i lindë nevoja për të gjetur zëvendësuesin e tij për një nga duelet më të rëndësishme të këtij sezoni.