
Tirana
Superiorja do të kthehet në mesjavë, ku do të “ngrejë” siparin java e 31-të e saj. Tirana dhe Bylis do të përballen të mërkurën e 26 marsit, në një ndeshje direkte për “zonën e ftohtë”.
Tashmë është konfirmuar edhe stadiumi ku do të luhet kjo sfidë. Bardheblutë do të jenë si pritës në “Arenën Kombëtare”. Kështu, dy ditë pas ndeshjes së Kombëtares me Andorrën, do të jetë Tirana protagonistë në stadiumin e kryeqytetit.
Kujtojmë se Tirana mban vendin e tetë në renditje me 31 pikë. Në krahun tjetër, me 32 pikë, Bylis renditet i shtati në tabelën e klasifikimit.
Poll