Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani nis fazën përgatitore në Ohër, zbulohen ekipet që “demat e kuq” do të përballen në miqësore

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani nis fazën përgatitore në Ohër, zbulohen ekipet
Partizani

Ekipet shqiptare do të kuptojnë ditën e martë se me kë skuadër do të përballen në kualifikueset europiane. Më datë 17, pasnesër, gjithashtu dhe Partizani do të njohë kundërshtarin e parë të Conference League.

Në prag të këtij shorti, klubi i kuq ka nisur fazën përgatitore në Ohër. Partizani do të stërvitet në vendin fqinj për dy javë, ku pasi të përfundojë stërvitjen do të zhvillojë tre miqësore.

Më datë 20 qershor do të përballen me Ballkanin, më 24 qershor ndaj Rabotnickin dhe më 28 qershor me Dinamon.

Më poshtë është njoftimi zyrtar i “demave të kuq”:

EKIPI NIS TË HËNËN FAZËN PËRGATITORE NË OHËR

Të hënën ekipi udhëton drejt Ohrit për të vijuar përgatitjet.

Për dy javë skuadra do të zhvillojë fazën përgatitore në vendin fqinj në kuadër të pjesmarrjes në kompeticionin evropian të Ligës së Konferencës.

Përgjatë qëndrimit në Ohër ekipi do të luajë edhe 3 ndeshje miqësore

FC Ballkani – FK Partizani 20.06.2025

FK Rabotnicki – FK Partizani 24.06.2025

FC Dinamo City – FK Partizani 28.06.2025

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga