Kompeticioni më gjigant i futbollit është padyshim “Kupa e botës”, e cila përpos sfidës është e mbushur me magji dhe emocione. Ashtu siç është caktuar me 5 dhjetor do të hidhet dhe shorti i grupeve të Botërorit. I cili do të njoftojë datat dhe ndeshjet të cilat do të luhen.
Por edhe pse asgjë nuk dihet deri më tani, interesi për të parë ndeshjen e parë ka qenë “i frikshëm”. Zyra informative e Botërorit “Kicker”, ka bërë të ditur se janë shitur në total 2 milion bileta.
Mbetet interesant fakti se si tifozët kanë 0 informacion për cilin duel do të ndjekin por janë 100% të gati që të shikojnë nga afër sfidën.
Sipas FIFA, njerëz nga 212 vende dhe territore nuk kanë hezituar të paguajnë, ndërsa kërkesa më e madhe është nga vendet pritëse të cilat janë Meksika, SHBA dhe Kanada. Por nuk ka munguar as interesi i madh i tifozëve që vijnë nga Anglia, Gjermani Brazili, Kolumbia, Spanja, Argjentina dhe Franca.
Në këto rekorde biletash presidenti i FIFA-s, Infantino ka falenderuar edhe tifozët e zjarrtë, duke bërë të ditur edhe datat e biletave të radhës.
“Urime të gjithëve që kanë siguruar tashmë bileta. Të hgjithë të tjerët kanë një shans tjetër për të siguruar një tjetër biletë duke filluar nga 11 dhjetori, disa ditë pas shrtit të raundut të fundit në Washington”, ka përfunduar Infantino.
