Egnatia – Flamurtari do të jetë sfida tjetër e ditës së sotme që do të luhet në kuadër të javës së 14-të të Superiores. Përballje kjo që do të startojë në orën 16:30 dhe do të zhvillohet në “Egnatia Arena”.
Ekipet prej ditësh janë përgatitur për duelin mes tyre, me rrogozhinasit dhe vlonjatët që kanë publikuar edhe formacionet zyrtare, me stafet respektive që kanë vendosur për lojtarët me të cilët do të zbresin në fushë.
Kampionët aktualë siç dihet do të jenë në këtë përballje pa Edlir Tetovëm, me këtë të fundit që vetëm pak ditë më parë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër dhe deri në rikuperimin e tij, skuadra do të drejtohet nga zëvendëstrajneri i tij.
FORMACIONET ZYRTARE:
Egnatia: Dajsinani; Aleksi, Xhemajli, Sota, Haime, Ndreca, Jahaja, Kryeziu, Gruda, Bakajoko, Albanese
Flamurtari: Aleksovski; Skuadrone, Ramirez, Trashi, Todoroski, Veiga, Murataj, Marku, Diavara, Çantakias, Maksuti. Trajner: Françesko Moriero
