Kevin Dalipi
Vora dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me shifrat 0-0. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", mesfushori i Vorës, Kevin Dalipi.
“Ndihem mirë, besoj që sot meritonim 3 pikët, luftuam fort. Të shohim ndeshje pas ndeshje. Vora pretendon që të jetë sa më lart, të luftojmë dhe të marrim 3 pikëshat. Unë stërvitem edhe për mbrojtje, edhe për të bërë gol, të shohim si do na shkojë. Nga West Ham te Vora? Nuk ka shumë ndryshim, edhe këtu ka provë. S’është se ka shumë ndryshim”, tha Dalipi.
Poll
