Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Fati” i buzëqesh Partizanit dhe “tmerron” Tiranën, të kuqtë FESTOJNË 3 ditë para derbit me bardheblutë (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
“Fati” i buzëqesh Partizanit dhe “tmerron”
Partizani

Një nga duelet më të rëndësishme të javës së 15-të të kampionatit do të jetë derbi i kryeqytetit. Takim ky që do të luhet ditën e dielë në orën 18:00 dhe që vë përballë Tiranën dhe Partizanin në "Air Albania".

Rivaliteti do të jetë i madh, me ekipet e kryeqytetit që përplasin “brirët” për 3 pikët që vlejnë më shumë për krenari dhe prestigj, vlen për një qytet të tërë. E kur jemi vetëm 3 ditë përpara kësaj përballjeje, emocionet sa vijnë e shtohen.

Fitorja e djeshme 1-0 ndaj Bylisit ka sjellë atmosferë pozitive te Partizani para duelit me Tiranën. Por jo vetëm kaq, duket se “fati” u ka buzëqeshur “Demave”, pasi të 5 futbollistët dhe Oltijon Kërnaja që rrezikonin derbin për shkak kartonësh do të jetë tashmë në duelin më të rëndësishëm.

Anjëri prej tyre nuk u ndëshkua me karton ndaj ballshiotëve, duke bërë që Altin Bytyçi, Redon Ismaili, Vusal Isgandarli, Doumbia, Besar Gudjufi dhe trajneri Kërnaja të jenë të gatshëm për sfidën me bardheblutë.

Padiksutim që ky është një lajm i keq për Tiranë, pasi Partizani do të jetë i plotë ndaj tyre dhe vështirësia bëhet edhe më e madhe.

 

Poll

Lexo gjithashtu