Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ish mesfushori i Lazios “nxjerr zbuluar” Igli Taren: Vendosnim baste me nga 50 euro...

Shkruar nga NEWSPORT
Ish mesfushori i Lazios “nxjerr zbuluar” Igli Taren: Vendosnim baste
Christan Manfredini - Igli Tare

Ish mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Christan Manfredini ka folur së fundi për “Gazzeta Dello Sport”, duke zbuluar të shkuarën që ka pasur te Lazio me Igli Taren.

Gjatë vitit 2003 ai ka qenë pjesë e Lazios së bashku me Taren dhe Simone Inzaghin. Ai tregon, se si bashkë me këta dy të fundit vendoste baste me nga 50 euro, në gara si konsumimi i ujit apo çajit në 2 minuta.

“Çdo herë kishte në fitues të ndryshëm. Ne vinim bast 50 euro se kush arrinte të pinte tre litra ujë apo çaj të ftohtë në dy minuta. Argëtoheshim shumë, nuk ia keni idenë sa të qeshura”, ka thënë ish-mesfushori afrikan.

Poll

Lexo gjithashtu