Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Luhet paralelisht në Rrogozhinë dhe Shkodër, 3 ekipe synojnë rikthimin te fitorja (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Luhet paralelisht në Rrogozhinë dhe Shkodër, 3 ekipe synojnë
Trofeu i Superiores

Ditën e sotme do të luhen ndeshjet e fundit të javës së 14-të të Superiores. 2 takime janë në program për t’u zhvilluar në të njëjtën orë, 16:30.

Paralelisht do të luhet në Rrogozhinë dhe në Shkodër. Kështu në “Egnatia Arena” do të përballen mes tyre Egnatia dhe Flamurtari, i cili pritet të jetë mjaft i luftuar mes skuadrave. Kampionët në fuqi do të synojnë vazhdimësinë në kampionat dhe pas barazimit të Elbasanit kanë shansin e artë për të marrë kryesimin e kampionatit, ndërsa nga krahu tjetër vlonjatët do të luajnë për t’u rikthyer te fitorja në kampionat.

Ndërkohë edhe në “Loro Boriçi” do të luhet për rikthimin  te fitorja. Vora dhe Vllaznia do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësaj jave, ndërsa të dyja skuadrat prej 2 javësh nuk marrin fitore.

Luhet paralelisht në Rrogozhinë dhe Shkodër, 3 ekipe synojnë
 

 

Poll

Lexo gjithashtu