Java e 23-të në Superiore tregoi shumëçka. Nga përmbysjet “heroike” të Partizanit në Ballësh kundër Bylisit apo Elbasanit kundrejt Teutës, 2 gola për 3 minuta. “Newsport” e ka bërë “traditë” të përzgjedh pas çdo jave formacionin e më të mirëve në Superiore.
Mario Dajsinani (Egnatia): Arsyeja kryesore që Egnatia ia doli të marrë fitoren në Vlorë kundër Flamurtarit ishte padyshim portieri Mario Dajsinani. Në të paktën 3 raste, portieri i rrogozhinasve e mbajti portën e paprekur “mrekullisht”. Edhe trajneri i skuadrës vlonjate Franceso Moriero si rival, e vlerësoi tej mase performancën e Dajsinanit.
Paulo Buxhelaj (Partizani): Në linjën e majtë të mbrojtjes te Partizanit, Buxhelaj bëri diferencën kundër Bylisit, jo vetëm në bllokimin e krosimeve prej rivalëve, por edhe inkursionet drejt fazës ofensive te “Demat e Kuq”.
Elmando Gjini (Vllaznia): Vetëm 23 vjeç dhe duket sikur ka një “jetë” në ekipin e Vllaznisë. Këtë detaj Elmando Gjini e konfirmojë edhe kundër Vorës, në fushën e këtyre të fundit. Qetësia, saktësi dhe besim që i jep ekipit në qendër të mbrojtjs, e ngre Gjini tjetër nivel.
Bruno Lulaj (Elbasani): Ndaj Teutës, Bruno Lulaj demostroi se nuk është thjesht kapiteni i Elbasani, por lider në ekipin e Ivan Gvozdenovic. Në golin e shënuar nga ekipi durrsak me autor Goncalves, Lulaj nuk kishte asnjë faji.
Ysni Ismaili (Dinamo): Edhe pse Dinamo u gjend në disavantazh që në minutën e parë karshi Tiranës, aq me tepër në një derbi të kryeqytetit, Ismajli vijoi të ruante logjikën e “ftohtë” në tranzicionin pozitiv dhe atë negative. Pikë referimi në prapavijë te “blutë” ndaj Tiranës.
Sherif Kallaku (Vllaznia): Sa herë që Vllaznia dhe trajneri Edi Martini kanë nevojë për golat apo asist e mesfushorit Sherif Kallaku, ai është aty. “Magjia” e 27-vjeçarit i dha fitoren shkodranëve në Vorë. Kallaku ka treguar se është “truri” i Vllanzisë, jo vetëm në ndërtimin e lojës, por edhe ndryshimin e dinamikave kur ekipi i tij e ka të vështirë shënimin e golit.
Albano Aleksi (Egnatia): Kapiteni i kampionëve të Superiores bëri “detyrën” e tij si lider në mesfushë kundër Flamurtarit. Tregoi gjithë “arsenalin” në kontrollin e lojës, pasimet nga thellësia dhe lidhjen mes fazave.
Serxho Vogli (Tirana): Është vetëm 17 vjeç, por Serxho Vogli po e dëshmon pas çdo ndeshje me Tiranënë se ka për të pasur një të ardhme të ndritur. Ekulibrues, ndërtues, shkatërrues, disa nga karakteristikat që Vogli tregoi ndaj Dinamos në derbin e kryeqytetit.
Rowan Human (Partizani): Lojtari me tipare ofensive Rowan Human “nderoi” Partizanin karshi Bylisit, goli i shënuar në “in-extrem”, i cili i dha fitoren “Demave të Kuq”. Finalizim me peshë në një moment të vështirë që kryeqytetasit po përjtonin në Superiore.
Rrok Toma (Partizani): Deri në minutën e 80-të, Partizani kishte “pranuar” humbjen kundër Bylisit. Por, Rrok Toma ndryshoi rrjedhën me golin e tij në minutën e 81-të, duke barazuar shifrat përkohësisht. Ndonëse 21 vjeç, talenti lezhjan po vërtetonë se mund të marr përsipër përgjegjësi te Partizani.
Insa Boye (Elbasani): Debutim për notën “10” nga Boye te Elbasani. Përmbysi i vetëm Teutën brenda 3 minutash. Tregoi se do të jetë “rival” për goleador në ekip mes Tsague, Ibrahima Diallo dhe Xhonatan Lajthia.
Trajneri i Javës – Oltijon Kërnaja: Skuadra e Partizanit ishte “pajtuar” me humbjen para disa minutash nga fundi. Ndryshimi i qasjes nga trajneri Oltijon Kërnaja te ekipi i Partizanit dha efekt në konkretizimin e rasteve dhe imponimin e kundërshtarit.
