Kampionati gjerman mbylli siparin ditën e shtunë, aty ku u mësuam dhe me verdiktet përfundimtare për secilën prej skuadrave.
Bayern Munich e mbylli me sukses ndeshjen e fundit në shtëpi, duke “deklasuar” Kolnin 5-2. Një fitore tejet e çmuar për bavarezët, por që duket se është pasuar me pasoja.
Bëhet fjalë për Manuel Neuer, i cili ka ndjerë shqetësime dhe është dashur të shkëputetManuel Neuer ka ngritur shqetësime në kampin e Bayern Munich. Portieri gjerman ka ndjerë probleme fizike në muskulin e pulpës dhe do të marrë kohën e tij për t’u rikuperuar.
Një pikëpyetje e madhe do të jetë prezenca e tij në Kupën e Botës, pasi nuk dihet me siguri nëse rendimenti i tij fizik do të premtojë për trajnerin e Gjermanisë, Julian Nagelsmann që e ka pjesë të planeve për turneun madhor.
View this post on Instagram
