Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në lojë është kreu i klasifikimit, Egnatia për “hakmarrje” ndaj Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
Në lojë është kreu i klasifikimit, Egnatia për
Egnatia-Vllaznia

Egnatia – Vllaznia është padiksutim një nga duelet më të luftuara në Superiore. një përballje mes ekipeve pretendente, ku aktualisht vetëm 1 pikë i ndan në klasifikim.

Në duelin që do të zhvillohet në “Egnatia Arena”, ekipet do të përplasin “brirët” mes tyre për 3 pikët. Fitorja është mëse e detyrueshme për kampionët aktualë të Superiores, pasi automatikisht iu jep edhe kreun e klasifikimit.

Ndërkohë shkodranët edhe me barazim do t’i rimerrnin Elbasanit vendin e parë në klasifikim. Jo më kot, kjo përballje cilësohet si një “finale” e parakohshme, pasi këto 2 ekipet do të luftojnë deri në fund për titullin e këtij sezoni, teksa aktualisht janë skuadrat më të mira në këtë sezon.

Ekipi i Edlir Tetovës në shtëpi do të synojë edhe "hakmarrjen" ndaj skuadrës së Edi Martinit për atë humbje 2-0 në fazën e parë të kampionatit.

Ndërkohë sa i takon 5 dueleve të sezonit të kaluar, rrogozhinasit ia kanë dalë të fitojnë 2 herë, 1 herë ka triumfuar Vllaznia dhe 2 herë të tjera ka përfunduar në barazim.

Poll

Lexo gjithashtu