
Elbasani
Elbasani është një nga ekipet që ka si objektiv një vend në “Final 4”. Verdheblutë mbajnë vendin e 5-të në renditje me 35 pikë, 8 më pak se Partizani i vendit të katërt, por elbasanasit kanë një ndeshje më pak.
Pavarësisht dëshirës së madhe për “Final 4”, momentalisht skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic është më afër fundit se katërshes së parë. Elbasani është vetëm 6 pikë larg Tiranës, që mban vendin e 8-të.
Ndërkohë që nesër, verdheblutë do të masin forcat me Teutën e vendit të parafundit në një duel tepër delikat. Fitorja është e domosdoshme për të dyja ekipet, por Elbasani do t’i druhej shumë “play-out” në rast humbje.
Poll