Elbasani nuk ka ditur të fitojë në këto takimet e fundit të Superiores duke lënë pikë të favorshme për të ardhmen. Elbasanasit me barazimin e sotëm kundër Teutës shkojnë në 4 barazime rresht në total. Duke u kthyer në ekip që ndahet në paqe gjithmonë.
Po të shikosh formën e kampit të “VerdheBluve” në 5 takimet e fundit është arritur vetëm një sukses e më pas të gjitha ndeshjet kanë qenë një shëmbëlltyrë e vertëtë. 4 pikë në 4 ndeshje janë një dhimbje koke për Bordin, i cili kërkon final Four, Mirëpo me 4 nga 12 pikë të mundshme nuk mund të arrish të jesh një ekip pretendent për të kapur majat. Për më tepër mos të harrojmë që 3 ndeshje janë luajtur si vendas. Kjo duhej të ishte një favor për skuadrën e drejtuar nga italiani, por u kthye të jetë thjesht një element i padobishëm. Rivalët mund të kenë qenë të fortë si partizani apo si Vllaznia, por ndaj Skënderbeut dhe teutës duhen kryer “detyrat e shtëpisë”.
Sulmi i Elbasanasve ka shënuar shumë pak vetëm 2 gola duke qenë mos efektiv në takimet e rëndësishme. Sikur të mos mjaftonte kjo, reparti difensiv lë shumë për të dëshiruar dhe ka pësuar po aq sa ka shënuar skuadra. Tekniku i Elbasanit ka shumë punë përpara nëse dëshiron që klubi të jetë në majat e Superiores, gjë e cila është e realizueshme fal ngjeshjes së ekipeve. Partizani është vetëm 4 pikë larg dhe kjo nuk duket e pamundur.