
Elbasani
Bylis dhe Elbasani do të përballen këtë të shtunë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit, nis në orën 13:30.
Një ndeshje ku pikët janë të domosdoshme për të dy ekipet. Bylis kërkon shkëputjen nga “zona e ftohtë”, ndërsa verdheblutë duan të mbajnë gjallë shpresat e një “Final 4” të mundshëm.
Megjithatë, shumëçka do të vendoset pikërisht nga kjo sfidë. Në rast humbje, Elbasani do të mbetej minimalisht 11 pikë larg katërshes së parë, ku teorikisht do i thoshte “mirupafshim” ëndrrës së Final 4.
Poll