Tirana – Partizani është padikskutim kryesfida e ditës së sotme. Emocionet e derbit ksa vijnë e shtohet me afrimin e orës. Përballje kjo që do të luhet në orën 18:00 në “Air Albania”.
Jemi vetëm pak orë përpara këtij takimi dhe tashmë kemi mësuar se sa është numri i biletave. Siç dihet klubi bardheblu që është edhe ekipi pritës i ka nxjerrë që para 1 jave në shitje, por interesimi i tifozëve është shumë i ulët.
Janë shitur rreth 3000 bileta, shumë, shumë pak për nivelin e një derbi. Por duket se situata në të cilën ndodhen ekipet në këtë sezon dhe paraqitje e tyre kanë zhgënjyer mbështetësit e dy skudrave.
Siç dihet aktualisht Tirana ndodhet në vendin e fundit në klasifikim me vetëm 6 pikë pas 14 javësh, ndërsa Partizani nga krahu tjetër është i 6-ti në tabelën e klasifikimit me vetëm 17 pikë.
