
Tirana dhe Bylisi u ndalën në barazim me shifrat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Në përfundimin e takimit, Presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj doli në prononcim për mediat.
“Nuk e di sesa e keni parë, e gjithë tifozeria dhe drejtuesit e Tiranës kanë qenë koshient që ishte faull nga lojtarët e Tiranës. Kjo është është skandaloze. Komplimentoj çunat për këtë ndeshje, por nuk mund të pranoj këtë arbitër. Ky ka marrë fatet e Bylisit përsipër duke e zbritur dhe nga kategoria. Kam dërguar dhe shkresa në Federatë që ky të mos arbitrojë më Bylisin. Nuk kam asgjë ndaj Federatës. Ju shpjegoj shumë mirë, pasi ai vërshëlleu faull.
Ai nuk mund të komunikojë me VAR-in dhe t’i thotë që kam vërshëllyer faull fillimisht. VAR duhet të ndërhynte përpara se të bëhej faulli ynë. Faulli ynë u bë pasi arbitri vërshëlleu faull në sulm në favorin tonë. Pasi nuk kishte ç’ti jepte Tiranës, i dha një penallti. Nuk kam asgjë ndaj Federatës dhe presidentit, përkundrazi kam marrëdhënie shumë të mira. Ky arbitër e ka penalizuar shumë Bylisin. Ky investim në këtë klub është i imi dhe i familjes sime, ky nuk mund të tallet me djersën e familjes sime.
Andi Koçi dihet çfarë arbitri është, është në fund të karrierës së tij. Ne kemi investuar shumë, vetëm portieri ynë paguet 6 mijë euro në muaj. Nëse klubi ynë mbledh të gjitha këtoo raste, na duhet një natë dimri për t’i numëruar. Është hera e parë që dal në televizion, nuk dua të përbuzet produkti ynë. Nuk kam asgjë me Federatën, kemi marrëdhënie të shkëlqyer, të gjitha problemet vijnë nga arbitrat. Me presidentin e Federatës kam marrëdhënie të shkëlqyera, më ka ndenjur pranë në momente të vështira kur unë kam qenë në spital”, u shpreh Besnik Kapllanaj.