
BYLIS - TEUTA 4-0
Bylisi ka arritur të marrë një 3 pikësh shumë të vlefshëm ditën e sotme duke surprizuar kundër Teutës. "Djemtë" e Nevil Dedes morën një fitore 4-0 me rezulatin më të thellë deri tani në Superiore. Edi Martini u pa i nervozuar me futbollistët e tij dhe kreu ndërrime me syniim barazimin sapo nisi pjesa e dytë. Bylisi dhe në pjesën e dytë vazhdoi ecurinë fantastike dhe arriti të mbyllë llogaritë me Ruçinë që kreu veprim mallëngjyes me dedikim pas golit dhe penaltia e dytë e sfidës u krye me sukses nga sulmuesi “9-sh” Mario Gjata.
Superiore: Java e 10
Stadiumi: "Adush Muça"
Formacionet Zyrtare:
BYLIS: Beqaj, De Souza, Sulovari, Ofori, Berko, Malomo, Ruçi, Marku, Peralta, Përgjoni, Abazaj. Trajner: Nevil Dede
TEUTA: Tafas, Kotobelli, Lloci, Simeu, Kruja, E. Peposhi, Vila, A. Peposhi, Nasr, Toma, Beqja. Trajner: Edi Martini
LIVE:
90+3'- Takimi në Ballsh përfundon me rezultatin 4-0 në favor të vendasve.
83'- Bylisi shënon edhe golin e 4-të, Gjata shndërron penaltinë në gol.
72'- Kapiteni Kotobelli ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari.
64'- Shënon gol Ballshi me anë të një goditjeje me kokë nga Ruçi. Sulmuesi bën dedikimin e ndjerë.
54'- Teuta i afrohet golit, godet shtyllën e mbrojtur nga Beqaj.
45'- Starton pjesa e dytë e takimit në Ballsh.
45+3'- Mbyllet 2-0 pjesa e parë e sfidës, vendasit kryesojnë ndaj durrsakëve.
45+1'- Durrsakët shpërdorojnë tjetër mundësi me Kotobellin nga një goditje dënimi.
Rasti i Kotobellit në minutat shtesë
45'- Akordohen 3 minuta shtesë nga Ditmir Gripshi.
32'- Teuta shpërdoron një mundësi të artë shënimi me Tomën. Beqaj vendimtar me pritjen e tij.
Pritje e shkëlqyer e Beqajt
21'- Bylisi nuk ndalet, shënon golin e dytë me anë të Berkos.
4'- Abazaj merr përsipër penalltinë dhe tregohet i saktë, duke kaluar vendasit në avantazh.
3'- Penallti për Bylisin, pasi nj nga lojtarët ballshiotë rrëzohet në zonë.
1'- Starton sfida në Ballsh, të dyja ekipet të vendosura për fitoren.