Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

LIVE/ Zhbllokohen shifrat në Bylis – Tirana, mesfushori brazilian “çan rrjetën” rivale (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
LIVE/ Zhbllokohen shifrat në Bylis – Tirana, mesfushori brazilian
Bylis - Tirana

BYLIS – TIRANA 0 – 0

LIVE

Ka nisur pjesa e dytë në ndeshjen hapëse të javë së 19-të Bylis - Tirana. Ballshiotët dhe bardheblutë nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e rrjetës në 45 minutat e para të përballjes mes tyre. Duel ky që është i vlefshëm për javën e 19-të të “Abissnet Superiore”.

Pavarësisht rasteve të krijuara kryesisht nga Tirana, ku Tabekou dhe Ernest nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. Të dy sulmuesit nuk patën saktësinë e duhur e duhur para portës, duke mos shfrytëzuar rastet e krijuara.

Abissnet Superiore: Java e 19-të

Stadiumi: “Adush Muça”

Arbitër: Enea Jorgji

FORMACIONET ZYRTARE:

Bylisi: Gurau, Negru, Bruno, Perndreca, Adeduro, Mustapha, Malomo, Ofori, Mouctar, Marku, Pergjoni. Trajner: Mirel Josa

Tirana: Tafas, Basilio Ndong, Johan, Marku, Vera, Rafael, Myslovic, Alvarez, Xhixha, Tabekou, Ernest. Trajner: Ardian Nuhiu

LIVE:

70' - Largohet nga fusha sulmuesi Redon Xhixha, debutim pa gol.

63' - Rafael gjen golin te Tirana, kalon bardheblutë në epërsi kundër Bylisit.

   

46' - Nis pjesa e dytë.

45+1'- Mbyllet pjesa e parë, ekipet mbyllin fraksionin e parë në barazim 0-0.

35'- Loja zhvillohet kryesisht në mesfushë, me ekipet që nuk po arrijnë dot të krijojnë raste të pastra.

20'- Tirana provon te gjejë golin me Ernest, ky i fundit gjuan, por topi përplaset në rrjetën e jashtme. 

12'- "Alarm" për Mirel Josën. Dëmtohet De Souza dhe detyrohet të zëvendësohet. Vendin e tij e merrr Peralta. 

7'- Minuta të qeta në Ballsh, skuadrat studiojnë njëra-tjetrën. 

1’- Shkelmohet topi i parë në “Adush Muça”, starton sfida mes Bylisit dhe Tiranës.

Poll

Lexo gjithashtu