
Shpëtim Duro nuk është më trajneri i Strugës. Klubi kampion i Maqedonisë njoftoi shkarkimin e tij nga pankina pas hapave fals në kampionat të cilat bënë që të humbasin vendin e parë 3 javë nga fundi.
Trajneri i njohur shqiptar, para pak muajsh u shpreh në studion ‘Elite’ se në të ardhmen ka objektiv të drejtojë klubin e Tiranës. Një deklaratë që befasoi të gjithë dhe bëri bujë në media pasi Duro është një figurë e dashur e Partizanit në të cilën ka qenë trajner në disa periudha.
“A e kam objektiv të drejtoj një ditë Tiranën? Patjetër! Jam rritur mes tifozëve të Tiranës. Vëllai i madh ka qenë tifoz me Tiranën, unë me Partizanin. Vëllanë e Refik Halilit e kam pasur shok fëmijërie", u shpreh Duro.
Tirana do t’i nënshtrohet një revolucioni pas përfundimit të këtij sezoni dhe pankina do të jetë një prej tyre pasi trajneri aktual Erbim Fagu u emërua në detyrë për të mbyllur kampionatin katual. Mbetet të shihet nëse do të ketë një bashkëpunim e cila do të ishte si një ‘hakmarrje’ nga të dyja palët ndaj Partizanit. Tirana për Orges Shehin dhe Duro për pakënaqësit ndaj drejtuesve të kuq.