Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Largim nga Vllaznia? Klubi shkodran ZYRTARIZON vendimin për Esat Malën

Shkruar nga NEWSPORT
Largim nga Vllaznia? Klubi shkodran ZYRTARIZON vendimin për Esat Malën
Esat Mala

Esat Mala nuk do të largohet nga Shkodra, pavarësisht zërave për një lamtumirë të tijën me Vllazninë. Tashmë është gjithçka zyrtare dhe sulmuesi me klubin kuqeblu kanë zgjatur bashkëpunimin.

Mala do të jetë pjesë e Vllaznisë edhe për një vit tjetër, duke rinovuar kështu kontratën. Kujtojmë se 26-vjeçari bëri mjaft mirë në sezonin që lamë pas. Në 45 ndeshje që mori pjesë, Mala shënoi 7 gola dhe asistoi në 12 të tjerë.

Ndërkohë që lajmin për rinovimin e kontratës, e ka bërë të ditur vetë klubi i Vllaznisë me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

Njoftimi i klubit të Vllaznisë:

KF Vllaznia ka kënaqësinë që të njoftojë se rrugëtimi ynë i përbashkët me futbollistin Esat Mala do të vijojë edhe për të katërtin sezon radhazi. Lojtari dhe drejtuesit e klubit kanë arritur akordin që bashkëpunimi të vijojë edhe për një sezon tjetër. Sa më shumë suksese me fanellën kuqe blu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga